Një gjykatë për kundërvajtje në Moskë gjobiti të enjten kompaninë amerikane Google me 3 milionë rubla (mbi 41 mijë dollarë) për shkeljen e një ligji mbi lokalizimin e të dhënave.
Google refuzoi të zbatojë ligjin, duke kërkuar të ruajë të dhënat e përdoruesve rusë në territorin e vendit, thuhet në deklaratën e shërbimit për media të gjykatës.
Më parë, një gjykatë tjetër e ndëshkoi Google-n për refuzimin e saj për të fshirë informacionet e ndaluara.
Sipas ligjit të miratuar në vitin 2015, të gjitha kompanitë e huaja duhet të ruajnë të dhënat e përdoruesve të tyre rusë në serverët e kompjuterëve në vend.
Platforma e rrjetit social të biznesit LinkedIn në 2016 dhe aplikacioni i mesazheve Telegram në 2018 u bllokuan në Rusi për të njëjtat arsye, ndërsa Telegrami u lirua nga kufizimet në vitin 2020 pasi plotësoi kërkesat.//AA