Pak ditë pas vizitës në Beograd, i dërguar i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka vizituar Shqipërinë. Lajmin e ka dhënë vetë Grenell përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku thotë se të dy kanë konsumuar një drekë ditën e djeshme.
“Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në Tiranën e të nxehtë”, ka shkruar Grenell.
Para disa ditësh, Grenell ishte në Beograd, ku dhe postoi një foto me ministrin e Ekonomisë në Serbi, Sinisha Mali.