Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në plazhin e Durrësit. Një 75-vjeçar raportohet të ketë humbur në mesditë. Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia mësohet se viktima dyshohet të jetë mbytur duke u larë në det. Ai është nisur menjëherë drejt spitalit Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.