Wuhani, i cili ishte qyteti i parë që përball i pari me pandeminë dhe karantinën e koronavirusit, ka vuajtur nga një rritje e re e infektimeve të koronavirusit në javët e fundit.
Autoritetet e qyteteve deklaruan që ata do të fillonin “testimin e të gjithë qytetarëve të qytetit” popullsia e të cilit është më shumë se 11 milionë.
Kina aktualisht po vuan nga një valë e re e koronavirusit e cila u përhap nga aeroporti lindor i Ninjangut dhe që ka shkaktuar më shumë se 300 raste në 10 ditë. Më shumë se 15 provinca janë prekur nga virusi gjë që ka sjellur masa të rrepta nëpër qytetet e rajonit qëndror të Kinës si dhe ndërprerjen e transporteve hekurudhore dhe ajrore midis rajoneve.
Autoritetet kineze kanë testuar më shumë se 9.2 milionë banorë në Ninjang dhe ka filluar testimin e gjithë popullsisë së Wuhanit. Kina ishte një shtetet më të suksesshme në kontrollin e pandemisë së COVID-19, por varianti Delta i cili po përhapet në vend ka arritur të infektojë dhe disa nga njerëzit që kishin marrë vaksinën anti-COVID, duke detyruar qeverinë kineze që të testojë çdo njeri që ndodhet në qytet dhe duke vështirsuar kontrollin e pandemisë.