GJIROKASTËR– Situata është rënduar në nga zjarret në njësinë administrative Lunxhëri-Antigone, pasi flakët kanë shkuar shumë pranë banesave. Në një status në profilin e tij në Facebook, vetë ministri Niko Peleshi, ka kërkuar që banorët e kësaj zone të evakuohen.
“Në Bashkinë Gjirokastër, është shfaqur një tjetër varër zjarri e rrezikshme në Njësinë Administrative Lunxhëri–Antigone, ku si pasojë e erës situata është agravuar dhe zjarri është shumë pranë banesave. Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura. U bejme thirrje banoreve te jenë bashkepunues me strukturat shteterore per te zbatuar urdherin e evakuimit,”- shkruan Peleshi.
Në Lunxheri janë djegur rreth 40 ha kullota e 500 rrënje arrore, dru frutore dhe vreshtari. Policia e Gjirokastrës ka bërë me dije se ka rënë në gjurmët e tre piromanëve që kanë aktivizuar vatrat e zjarrit. Dy prej tyre janë identifikuar dhe pritet të arrestohen.