• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Menaxhimi i siteve arkeologjike pa efektivitet, mungojnë planet e mbrojtjes dhe lehtësimi i aksesit për turistët

04/08/2021
in Kulturë
0
Menaxhimi i siteve arkeologjike pa efektivitet, mungojnë planet e mbrojtjes dhe lehtësimi i aksesit për turistët

Parqet arkeologjike janë një nga destinacionet e preferuar të pushuesve vendas dhe të huaj. Edhe në vitin e pandemisë siç ishte 2020-ta në këto parqe ishin si vizitorë 78.552 vizitorë teksa në një vit normal siç ishte 2019 u regjistruan mbi 424 mijë vizitorë shumica e të cilëve të huaj. Por a po i menaxhon me efektivitet Shqipëria këto asete? Në fakt një studim të mirëfilltë mbi këtë aspekt ende nuk ka por një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit hedh dritë mbi ngërçet e menaxhimit që paraqiten sa i takon  këtyre parqeve.

Ky auditim ka konstatuar së pari së hierarkia e institucioneve qendrore dhe këshillave kombëtare që ekzistojnë brenda sistemit të trashëgimisë kulturore dhe procedurat e vendimmarrjes së tyre për sitet arkeologjike, nuk funksionojnë siç duhet.

“Ka një mbivendosje kompetencash në procedurat e vendimmarrjes dhe mosrespektim të hierarkisë së institucioneve qendrore brenda sistemit të trashëgimisë kulturore”.

Nga ana tjetër auditimi ndalet në faktin se për parqet Arkeologjike nën subjekt auditimi Apolloni, Bylis, Amantia Orikum nuk janë hartuar ende plane për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e pasurive kulturore referuar nenit 45 dhe 46 të legjislacionit te ri, Ligjit Nr. 27/2018. Realizimi i këtyre planeve sipas KLSH kërkon studim gjithëpërfshirës dhe angazhim të të gjithë institucioneve përgjegjës por deri me sot nuk ka asnjë arritje në këtë drejtim për parqet e sipër përmendura.

Parqet arkeologjike Bylis, Amantia dhe Orikum nuk kanë ndriçim dhe nuk janë të mbuluara me ruajte fizike. Në këtë kontekst është rekomanduar që të merren më shumë masa për mbrojtjen e këtye aseteve.

I njëjti raport vlerëson se numri i punonjësve përveçse është i vogël për të mbikëqyrur parqet, punon pa një plan të mirëpërcaktuar.

Strukturat e sipërpërmendura nuk janë të mjaftueshme për të kryer funksionin e ruajtjes fizike të siteve. Përveç Parkut Arkeologjik të Butrintit e Apollonisë të cilët ruhen me roje private, Parqet Bylis, Amantia dhe Orikum nuk kane asnjë punonjës për ruajtjen e tyre. Një tjetër problem që haset në raportin e KLSH është ai për infrastrukturën që shoqëon këto parqe që në shumë raste vështirëson aksesin e turistëve.

Të tilla janë gjendja e degraduar e rrugës që i bën shumë të vështira vizitat e turistëve në parkun arkeologjik të Bylisit apo procedurat dhe kriteret që duhet të përmbushen për të pasur akses në parkun arkeologjik të Orikumit.

“Ka pamjaftueshmëri tabelash orientuese për në parkun arkeologjik Apoloni, si dhe mungon tabela rrugore standarde, që orienton vizitorët për te lënë rrugën e Lumit të Vlorës dhe për t’u ngjitur në drejtim të kodrës, ku ndodhet siti arkeologjik i Amantias. Lëvizja e vizitorëve për në sitet e largëta të Bylisit dhe të Amantias nuk është e mbuluar aspak nga linjat e transportit publik. Ndërkohë që po në Amantia prej vitesh mbetet i pazgjidhur problem i staneve ngjitur me parkun” sipas KLSH.

Sa i takon parkut të Butrintit auditimi nënvizon se ka mungesë të ndjeshme vendesh parkimi për makinat dhe autobusët, me të cilat udhëtojnë vizitorët, radhë të gjata në biletari apo mungesë të kushteve higjeno-sanitare./ Monitor

Tags: albanewskeqmenaxhimi i siteve arkeologjikesitet arkeologjiketrashegimia kulturore ne vendturistet
Previous Post

Sinoptikanët: Kujdes, vala e nxehtë e gushtit nuk ka mbaruar

Next Post

Turqi: Zjarret arrijnë pikë kritike dhe i afrohen termocentraleve të vendit

Related Posts

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

04/02/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

17/01/2023
New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

13/01/2023
Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

11/01/2023
Next Post
Beteja me flakët në Greqi, raportohet për 16 të lënduar

Turqi: Zjarret arrijnë pikë kritike dhe i afrohen termocentraleve të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.