CNN i ka kushtuar një artikull kryesor zjarreve me titullin ‘’Vala e të nxehtit përvëlon Europën Jugore’’.
Pikërisht janë temperaturat ekstreme në zonën e Mesdheut që kanë shkaktuar zjarret seri teksa situata më kritike është në Greqi e Turqi.
Mbrapa nuk mbetet as Shqipëria që ditën e djeshme shënoi dhe viktimën e parë teksa zjarret janë nga Shkodra deri në Karaburun.
Sipas Qendrës Koordinuese të Reagimit Emergjent, Shqipëria ka pësuar 120 zjarre në javët e fundit dhe situata më kritike është në Vlorë.
Po ashtu përmendet fakti se Shqipëria po ndihmohet me helikopterë nga Holanda e Çekia, kurse Maqedonia e Veriut me zjarrfikësa nga Sllovenia.