Meghan Markle është shfaqur për herë të parë pas lindjes së vajzës së saj, Lilibet Diana.
Përmes një videoje Meghan ka zbuluar nismën e saj për të ndihmuar gratë që të rikthehen sërish në punë pas pandemisë së Covid-19.“Duke qenë se po bëj 40 vjece, po ju kërkoj 40 miqve të mi të japin 40 minuta nga koha e tyre për të ndihmuar një grua që të mobilizohet sërish në forcën punëtore. Më shumë se 2 milionë gra vetëm në Amerikë dhe miliona të tjera rreth botës kanë humbur punët e tyre për shkak të Covid”, është shprehur Meghan.Teksa Markle fliste në video fansave u kanë rënë në sy se ajo mban mbi tavolinë disa foto, ku në njërën prej tyre shihet princi Harry duke mbajtur në krahë një bebe të porsalindur dhe të gjithë janë të bindur se fëmija është pikërisht vajza e tyre e vogël.Gjithashtu ata kanë vënë re se ajo mban tashmë në qafë një varëse me shenjat e horoskopit të fëmijëve.