Ndërsa gjithçka dukej se ishte vënë në lëvizje në rastin e Lionel Messit dhe shtypi spanjoll paraqiti si çështje kohe njoftimin e qëndrimit të tij në Barcelonë, e përditshmja “ Marca” ka hedhur “bombën” pak momente më parë.
Sipas saj, argjentinasi është më larg se kurrë nga Blaugrana dhe në negociatat mes dy palëve duken të pakthyeshme. Sipas artikullit Barça thuhet se po kërkon mënyra për të komunikuar çështjen tek shtypi dhe ndjekësit e tij.
Gazeta kryesore spanjolle e përshkruan si “mision të pamundur” qëndrimin e 34-vjeçarit në ekipin e jetës së tij. Sigurisht kjo ndryshon të gjithë planifikimin e skuadrës nga Barcelona. Presidenti i saj, Juan Laporta, duket i gatshëm për të marrë përgjegjësinë.