Policia e Tiranës ka vënë në pranga 26-vjeçarin D.K., dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 31-vjeçarin T.S., dhe 27-vjeçarin R.K. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të lokalit dhe banesës së 26-vjeçarit dhe kontrollit fizik të tre personave, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 26 vjeç, dhe procedimin në gjendje të lirë të shtetasve: T. S., 31 vjeç dhe R. K., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të lokalit dhe të banesës së shtetasit D. K, dhe kontrolleve fizike të 3 shtetasve, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe 1 peshore elektronike”, njofton policia.