Një grup luanësh kanë vrarë tre fëmijë që ishin duke kërkuar bagëtitë e humbura në rezervuarin e kafshëve të Ngorongoro në rajonin verior të Tanzanisë.
Fëmijët nga nëntë deri në 11 vjeç ishin duke kërkuar bagëtitë e familjes së tyre kur ata u sulmua nga një grup luanësh. Autoritetet e vendit konfirmuan që tre fëmijë vdiqën ndërsa një i katërt arriti të shpëtonte i plagosur.
“Unë dua t’i bëj thirrje komuniteteve nomade rreth zonave të rezervuare që të marrin masa paraprake kundër kafshëve të egra, veçanërisht kur u japin detyrë fëmijëve të tyre që të kujdesen për bagëtitë. Kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve të tyre”.
Ngorongoro është një zonat e mbrojtura të Tanzanisë, por autoritetet i lejojnë grupet nomade të Maasai të jetojnë atje dhe të rrisin bagëti, gjë që ka sjellur në raste të shumta ku kafshët e egra kanë sulmuar njerëzit dhe ky është sulmi më tragjik i kohëve të fundit.