Policia e Shtetit ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit dhe njofton se janë vënë nën pranga 11 drejtues automjetesh, janë pezulluar 39 leje drejtimi, si dhe janë ndëshkuar me gjobë 1762 shoferë. Policia vjen me një apel shumë të fortë për të gjithë shoferët, të cilëve ju bën thirrje të ecin me kujdes, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë mjetin në gjendje të dehur.