TIRANË- Dy të burgosur që mbaheshin brenda burgut 313 në kryeqytet kanë tentuar të arratisen nga institucioni i vuajtjes së dënimit. Sipas “FAX”, të burgosurit kanë qenë në ambientet e ajrosjes kur kanë tentuar që të arratisen duke përdorur trukun më të vjetër në histori: atë me çarçafë.
Me anë të një çarçafi ata kanë tentuar që të kalojnë nga ajrosja në ambientet e administratës së këtij burgu, por plani u ka dështuar pasi janë pikasur në kohë nga gardianët e burgut dhe janë rikthyer në qelinë e tyre. Deri më tani nuk dihet asnjë detaj lidhur me personazhet që tentuar arratisjen dhe as për çfarë veprash penale janë shpallur të fajshëm.