Ndërsa rastet me variantin Delta vijojnë të rriten nëpër SHBA, kapacitetet në njësitë e kujdesit intensiv po ezaurohen në spitalet në Austin. Tashmë zyrtarët paralajmërojnë për “katastrofë” në Teksas.
Duke raportuar nga Austin, Alexandra Villarreal bën të ditur se qeveritë lokale u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë maska dhe të vaksinohen pasi shteti po kthehet sërish një epiqendër e pandemisë.
“Situata është kritike,” tha Desmar Walkes, autoriteti shëndetësor i qarkut Austin-Travis, në një deklaratë.
“Spitalet tona janë ezauruar rëndë dhe mbetet shumë pak për të bërë për ta lehtësuar barrën e tyre ndërsa rastet rriten.”
Zona e shërbimit të traumave në Teksas që përfshin Austin ka vetëm gjashtë shtretër për terapi intensive në dispozicion, 499 shtretër spitalorë në dispozicion dhe 313 ventilatorë për një popullsi prej gati 2.4 milionë banorësh.