Një subjekt në Mamurras është gjobitur nga policia, pasi u konstatua se kishte organizuar ceremoni festive me pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar në Aktin normativ.
Mësohet se është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për pronarin e subjektit, shtetasin me inicialet E. K., banues në Mamurras.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijojnë kontrollet nga Policia e Kurbinit, për monitorimin e subjekteve që vijojnë organizimet e ceremonive të ndryshme me pjesëmarrës mbi numrin e lejuar, para apo pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Organizoi ceremoni festive me pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar, ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje apo me pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Mamurras, Kurbin, 1 subjekt që kishte organizuar ceremoni festive me pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar në Aktin normativ.
Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për pronarin e subjektit, shtetasin E. K., banues në Mamurras, për shkelje të numrit të pjesëmarrjeve të përcaktuar në Aktin Normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.