Kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj është infektuar me Covid-19. Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ajo së bashku me familjen e saj është karantinuar sapo ka shfaqur simptomat e para.
Fieri numëron 916 qytetarë aktivë me virusin Covid-19, duke patur një kurbë rritëse në javët e fundit. Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë ky qytet renditet i treti për nga qytetarët e prekur me koronavirus.