Mediat britanike raportojnë se një grup qytetarësh kanë protestuar kundër pasaportave të vaksinimit duke u përleshur me policinë.
“The Indipendent” raporton se protestuesit kanë tentuar të mësyjnë një studio në Qendrën Televizive BBC në Londrën perëndimore.
Demonstruesit e zemëruar nga kufizimet anti-Covid dhe politika për vaksinat, u përballën me një “mur” efektivësh policie të cilët i ndaluan të përparonin.
Videoja e shpërndarë në internet tregon një turmë, që besohet se po proteston kundër pasaportave të vaksinave, duke u përpjekur të hyjnë në kompleks. Bëhet fjalë për zyrat që BBC përdorte para 2013-ës, ndonëse ka ende programe që realizohen në këtë kompleks.
Protestuesit thërrisnin “Shpëtoni fëmijët tanë!” duke pretenduar se të drejtat dhe liritë e tyre janë shkelur nga detyrimi për tu vaksinuar.
Jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në Francë kanë nisur protestat kundër pasaportave të vaksinimit.