Dhjetor 2020, Neymar parashikoi ribashkimin me Messin direkt pasi kishte shkëlqyer kundër Manchester United me dy gola të shënuar.
Sulmuesi brazilian nuk e fshehu asnjëherë dëshirën për të qenë sërish në një ekip me yllin argjentinas dhe për mediat pas triumfit me anglezët deklaronte:
“Dëshira ime më e madhe është të luaj sërish me Messin. Dua të luaj me të. E lë të luajë në pozicionin tim nëse dëshiron. Vitin tjetër do të luajmë së bashku, me siguri”.
Shumica besonin se Neymar do të bashkohesh me Messin te Barcelona, por po ndodh e kundërta. Sulmuesi sot ka bërë postimin e radhës, “Sërish së bashku”, ndërkohë që ish-kapiteni i Barcelonës po fluturon drejt Parisit