Lionel Messi është zyrtarisht lojtar i Paris Saint Germain. Dje ai po lahej në pishinën e shtëpisë së tij në Barcelonë, por sot ai do flejë në Paris.
Ditët e para në qytetin e ri, Messi bashkë me familjen do t’i kalojë në hotelin super-luksoz Royal Moncenau. Hoteli i ndërtuar në vitin 1928 qëndron pranë Harkut të Triumfit. Është i njëjti hotel ku qëndroi edhe miku i tij Neymar kur erdhi tek PSG 4 vite më parë.
Në këtë hotel kanë qëndruar figura të njohura të historisë si Walt Disney, Ernest Hemingway, Eisenhower etj. Hoteli ka 85 dhoma, 61 suita dhe 3 suita presidenciale. Ajo u rinovua plotësisht disa vjet më parë nga stilisti francez Philippe Starco i cili zgjodhi një stil elegant.
Kostoja e një dhome shkon nga 1.000 dollarë në natë deri në 17.000 dollarë.