Për herë të parë në gati një dekadë, Aeroporti Changi i Singaporit ka humbur vendin e parë në renditjen vjetore të Skytrax për aeroportet më të mira në botë në World Airport Awards.
Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas, i cili ka vite që po ngjitet në renditje, ka rrëmbyer vendin e parë në kategorinë “Aeroporti më i mirë në botë”, për vitin 2021.
Këtë vit, Changi u rendit i treti, edhe pse të shumtë janë udhëtarët që rregullisht lavdërojnë lehtësinë, komoditetin dhe opsionet e ushqimit dhe pijeve të nivelit të lartë të aeroportit.
Çmimet Botërore të Aeroportit janë votuar nga klientët në një sondazh global të kryer nga gushti i vitit 2020 deri në korrik të vitit 2021.
Lista e plotë e 10 aeroportëve më të mirë në botë:
1. Aeroporti Ndërkombëtar Hamad (HIA)
2. Aeroporti Haneda i Tokios (HND)
3. Aeroporti Changi i Singaporit (SIN)
4. Aeroporti Ndërkombëtar Incheon (ICN)
5. Aeroporti Narita i Tokios (NRT)
6. Aeroporti i Mynihut (MUC)
7. Aeroporti i Zyrihut (ZRH)
8. Aeroporti Heathrow i Londrës (LHR)
9. Aeroporti Ndërkombëtar i Kansai (KIX)
10. Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut (HKG)