Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë pak më parë para trupit gjykues për marrjen e masës së sigurisë pas tentativës së dështuar për arratisje nga burgu në Tiranë. Çekaj dukej i qeshur në momentin e futjes në sallë duke bërë edhe batuta me të tjerët, ndërsa në krah të djathtë të tij gjendet Çepele, me krah të fashuar.
Ky i fundit ishte personi që bëri sikur preu damarët me qëllim tërheqjen e vëmendjes së gardianëve për t’i dhënë mundësinë Çekajt dhe Pjetrit që të arratiseshin.
Tentativa e arratisjes
Pak ditë më parë, Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratiseshin nga burgu nr.313 në Tiranë duke stisur një vetëvrasja të Lulzim Çepeles.
Ndërkohë që gardianët merreshin me Çepelen, Çekaj dhe Pjetri nxorrën litarin e përgatitur për këtë qëllim dhe një ganxhë duke zbritur nga muri i lartë i burgut. Por, aty u dalluan nga roja i jashtëm i objektit, të cilin e goditën. Gjatë përplasjes fizike në vend vijnë edhe policët e tjerë duke i neutralizuar të dy.
Dënimet
Çekaj po vuan dënimin pasi u arrestua për 613 kokainë të kapur në portin e Durrësit në vitin 2018. Ndërsa Pjetri është arrestuar për grabitjen spektakolare, si pjesë e bandës së “Babagjyshëve”. Ai u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Holanda drejt vendit tonë
Pjetri ka qenë pjesë e grupit kriminal (Babagjyshët) ku gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytete Tiranë, Laç, Fushë-Krujë, Kuçovë dhe Durrës kanë grabitur me armë disa argjendari.