Bashkëshorti i Angela Martinit, Drago Savulescu është lënë i lirë, pak ditë pasi u arrestua në Mykonos.
Revista Who ka bërë të ditur lajmin, duke thënë se Savulescu është i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali.
Sipas Who, mediat rumune e trajtuan lajmin e arrestimit të Savulescut, si ndalimin e një personi në kërkim, por gjykata italiane e ka marrë vendimin për Dragos Savulescun, përkundër çdo pretendimi nga autoritetet rumune apo mediave.