• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Reuters: Si po negociohet me Shqipërinë dhe Kosovën për të pranuar afganëtp

14/08/2021
in Aktualitet
0
Reuters: Si po negociohet me Shqipërinë dhe Kosovën për të pranuar afganëtp

Administrata e Presidentit Joe Biden ka zhvilluar bisedime sekrete me më shumë vende sesa ato që ishin bërë publike në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar marrëveshje për strehimin  e përkohshëm të afganëve që kanë punuar për qeverinë amerikane, sipas një njoftimi të katër zyrtarëve amerikanë për Reuters.

Diskutimet e pa raportuara më parë janë Kosova dhe Shqipëria. Administrata e Biden ka diskutuar me këto dy vende, duke arritur marrëveshje për të strehuar afganët nga hakmarrja talebane, derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane.

Me talibanët që kanë marrë pothuajse në kontroll të gjithë Afganistanin, Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se do të dërgojnë 1.000 zyrtarë në Katar për të përshpejtuar procesin e vizave speciale të emigrimit.

Afganët, të cilat kanë punuar si përkthyes për qeverinë amerikane apo kanë bërë punë të tjera kanë të drejtë të aplikojnë për programin SIV. Deri më tani, rreth 1.200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër pritet të rritet në 3.500  gjatë javëve të ardhshme nën “Operacionin e Aleatëve Refugjatë”.

Shumë prej tyre janë strehuar në bazën ushtarake amerikane në Virxhinia, derisa të përfundojnë plotësimin e dokumenteve për qëndrim

Nga frika se përparimet e talebanëve po rrisin kërcënimin për aplikantët e SIV që janë ende në pritje, Uashingtoni po kërkon vendet e treta që t’i presin ato derisa të mbarojnë dokumentet e tyre dhe ata të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo situatë është shumë  shqetësuese pasi  nuk ka ndonjë plan konkret për evakuimin e aleatëve të cilët janë të rrezikuar,” tha Krish O’Mara Vignarajah, presidente e organizatës së Shërbimit Ligjor të Imigrimit dhe Refugjatëve.

“Është befasuese  pse administratës i është dashur kaq shumë kohë për të nënshkruar marrëveshje të tilla,” tha ajo.

Ndërsa ende nuk ka asnjë marrëveshje me vendet e  treta, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha, “Ne po vlerësojmë të gjitha opsionet që kemi në dispozicion.”

Shumica e vendeve hezitojnë

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se vendet ishin në mëdyshje për të marrë afganët për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin. Vendet e tjera me të vilat po negocion SHBA janë edhe Kazakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Shumica janë  të shqetësuar se cilët janë këta njerëz.  A mund të siguroheni që këta njerëz do të marrin vizat për në Shtetet e Bashkuara?

Kush do të kujdeset dhe do të ushqejë këta njerëz?

Çfarë ndodh nëse këta njerëz largohen nga vendet ku ata po qëndrojnë momentalisht? ” tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Një marrëveshje për strehimin e rreth 8,000 afganëve në Katar ka përfunduar përpara disa javësh, sipas një njoftimi të një zyrtari amerikan, por ende nuk është bërë publike. Zyrtarët paralajmërojnë se ritmi i çdo marrëveshjeje të mundshme mund të pengohet nga situata në Afganistan që po ndryshon me shpejtësi.

Përfaqësuesi amerikan Jason Crow, i cili ka udhëhequr përpjekjet e Kongresit për të shpejtuar proçesin e SIV, tha se administrata duhet të vendosë trupa amerikane në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar në evakuimin e stafit të ambasadës, një mënyrë për të përshpejtuar proçesin e vizave.

Në të njëjtën kohë, Crow, një ish ushtar  i cili shërbeu në Afganistan, tha se është e vështirë të evakuohen të gjithë aplikantët e SIV dhe familjet e tyre sepse ata nuk mund të shkojnë dot në Kabul. Ngurrimi i disa vendeve ka bërë që administrata ti bëjë thirrje vendeve të tjera të bashkëpunojnë sigurisht me ndihmën e Uashingtonit.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës koncesione ekonomike dhe politike për marrjen e disa mijëra afganëve, por ka shqetësim në Uashington për aftësinë e saj për të strehuar afganët, thanë burimet, raporton abcnews.al

Ministria e jashtme në Kosovë nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Po ashtu ambasadat e Shqipërisë, Kazakistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

1,200 afganët e evakuuar janë vetëm një pjesë e 21,000  personave që kanë aplikuar për SIV dhe administrata e Biden po përpiqet ti mundësojë strehim të përkohshëm. Sipas të dhënave, numri i personave të evakuuar është 80,000, së bashku me anëtarët e familjes së tyre.

James Miervaldis, kryetar i një organizatë që ndihmon aplikantët e  SIV të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara, tha se mundësia që shumica e aplikantëve të evakuohen është e pakët. Kjo është çështje po diskutohet ende nga ligjvënësit në Kongres, përfshirë aleatët e Biden.

“Ne duhet të mbajmë premtimet tona për mijëra afganë që rrezikuan jetën e tyre për të na ndihmuar. Është  koha që Biden të lërë mënjëanë burokracinë dhe të ndihmojë afganët, “tha kongresistja  Sara Jacobs.

Tags: albanewsnegociatat mes shqiperise e kosovesReuters
Previous Post

40 arkivole dhe miliarda dollar dëme, çfarë la pas furia e shirave në Turqi

Next Post

Drogë dhe armë në një dhomë hoteli, policia zbardh plagosjen pushuesit në Ksamil

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Shpërthim me tritol në një mobileri në Lezhë

Drogë dhe armë në një dhomë hoteli, policia zbardh plagosjen pushuesit në Ksamil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.