HAGË– Nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndaj tij rëndojnë 10 akuza për krime lufte. Para gjykatësit Thaçi tha se “i hedh poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij”. Ndërkohë që avokati tha se mbrojtja nuk është njoftuar në kohë.
Gjykatësi e njohu me akuzat/ Thaçi i prerë: I dëgjova dhe i hedh të gjitha poshtë
Pasi u njoh me 10 akuzat që rëndojnë ndaj tij, ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu përgjigj gjykatësit shumë i prerë.
“I dëgjova dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat”, tha Thaçi.
Avokati mbrojtës si ish- presidentit Hashim Thaçi tha se kjo seancë është bërë pa njoftuar në kohë mbrojtjen.
” U realizua pa njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur, do bashkëpunojmë me gjykatën, siç ka bërë Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Gjykata po heton këto çështje për 5 vjet dhe më shumë, ndërsa ju e keni aktakuzën para 6 muajsh, për herë të parë mësuam për këtë çështje të mërkurën, nuk ishte e mundur që të krijohet një ekip mbrojtës, apo njerëz që donin të ishin të pranishëm në këtë seancë. E pakuptim, e kemi të vështirë të kuptojë pse është bërë në këtë mënyrë”, tha ai.