Lajmin se Shqipëria do të strehojë afganëve të lidhur me Amerikën, që u rrezikohet jeta nga talebanët e ka përshëndetura edhe ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.
Me anë të një postimi në twitter, Albright thotë se ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, ajo thotë se i shpreh mirënjohjen Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që kanë prenuar t’i strehojnë.
Ndërkohë uron që këtë shembull ta ndjekin edhe shtete të tjera.
“Ne duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile”, shkruan ish-sekretarja e Shtetit.