Bilanci i viktimave nga tërmeti në Haiti është rënduar ndërsa qeveria ka shpallur gjenjen e jashtëzakonshme. Deri më tani janë konfirmuar 1297 të vdekur mdërsa numri i të plagosurve është mbi 5.700 persona.
BBC raporton së pjesa më e madhe e spitaleve janë të mbingarkuara me të lënduar dhe kanë nevojë për furnizime. Ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë intensivisht në kërkim të trupave poshtë rrënojave dhe kanë shpresa se mund ti shpëtojnë.
Kjo ishte një goditje për Haitin, vend i cili nuk po përballej me një gjendje të mirë ekonomike si pasojë e pandemisë. Haiti është goditur edhe në vitin 2010 nga një tjetër tërmet me magnitudë7.0, më të ulët sesa ky, por për faktin se e kishte epiqendrën në kryeqytet, lëndoi rreth 250 mijë persona. Zyrtarët haitianë por edhe e gjithë bota shpreson që ky tërmet mos të jetë aq fatal sa ai i 2010.
Tërmeti i madh 7.2 ballë i shkallës Rihter goditi pesë milje nga qyteti Petit Trou de Nippes, rreth 7.5 milje në perëndim të kryeqytetit të Haitit Port-au-Prince, dhe u ndje në të gjithë Karaibet, ku njerëzit iknin nga shtëpitë e tyre nga frika se ndërtesat mund të shemben.