Në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit mbizotëron kaosi që prej ditës së djeshme, pasi qytetarët afganë dhe ata jo afganë përpiqen të largohen nga vendi, pas marrjes së pushtetit nga talebanët.
Pista, shkallët, avionët, janë plot me njerëz në panik që duan të dalin nga Afganistani para se grupi kryengritës të vendoset mirë në pushtet. Këtë mëngjes, ushtarët amerikanë që ishin caktuar të ruanin aeroportin, qëlluan në ajër për të zmbrapsur mijëra afganë që kishin hyrë në pistë.
“Unë jam i frikësuar. Ata qëlluan në ajër. Unë pashë një vajzë të re duke u shtypur dhe duke vdekur,” tha ai ndërsa u shkel nga turma , tha dëshmitari okular për AFP.
Lajmi për të shtënat u konfirmua nga zyrtari amerikan , i cili tha për agjencinë e lajmeve Reuters se “turma ishte jashtë kontrollit” , duke shtuar se marinsat amerikanë qëlluan vetëm për të parandaluar kaosin.
Gati 6,000 trupa amerikane , sipas Departamentit të Shtetit, po ruajnë aeroportin përmes të cilit anëtarët e misioneve diplomatike dhe qytetarët e vendeve të ndryshme, si dhe punonjësit afganë në ambasadat e huaja, po evakuohen nga Afganistani.