Shqipëria ka filluar përgatitjet për pritjen e qindra afganëve, pasi talebanët morën nën zotërim Afganistanin. Një ditë pasi Shqipëria dha aprovimin zyrtar për të mirëpritur afganët, vendi ynë ka nisur përgatitjet për pritjen e 350 persona të parë. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka përmes një reagimi në rrjete sociale thotë se vendi jonë është gati që të presë qinda afganë. teksa ka shpërndarë reagimin e DASH Xhaçka thekson se ne qëndrojmë krah për krah aleatit tonë.
“Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.
Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente.