Big Brother Albania do të rikthehet së shpejti në ekran, kësaj radhe me personazhe të njohur. Gjatë një interviste për “Pushime On Top” javën e kaluar, gazetari Eraldo Rexho konfirmoi se reality show do të nisë transmetimin në tetor, megjithatë nuk pranoi të japë ende asnjë emër nga banorët VIP që pritet të jetojnë në shtëpinë e famshme.
Por, burime për “Panorama Plus” kanë bërë të ditur sot 3 nga emrat që janë konfirmuar si pjesëmarrës. Ata janë moderatorja Hygerta Sako, këngëtarja Valbona Mema dhe ish-fituesi i “Big Brother”, Vesel Kurtishaj.
Sipas Panoramës, drejtuesit e formatit kanë hyrë në bisedime edhe me këngëtaren Bleona Qereti, por ajo nuk ka pranuar për shkak të pagesës së ofruar. Vetëm kaq është bërë publike deri tani, ndërsa pak kohë më parë u konfirmua se prezantimi i është besuar sërish Arbana Osmanit dhe regjisor do të jetë Eduart Grishaj.