4.5% më shumë turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë nga data 1-15 Gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve më parë kur pandemia nuk kishte pushtuar anembanë globin. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, sipas të cilit konkretisht janë 859,316 shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në këtë periudhë.
Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shkruan se Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion turistik.