Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka reaguar pas zjarrit që dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm te Sarajet e Tiranës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj thotë se “djegia dhe shkatërrimi i Sarajeve të Toptanëve, e vetmja dhe më e vjetra e mbijetuar në Tiranë, është një humbje e madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare”.
Shehaj thotë se pas “shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, përflitej prishja e Sarajeve si pjesë e planit të ndërtimit të kullave në atë vend. Ato dyshime u bënë realitet”.
Deputeti i zgjedhur i PD ngre akuzën se zjarrvënia “është bërë me leje të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, i cili ka gati edhe lejen e ndërtimit”.
“Kalojnë vitet, ndryshojnë kryebashkiakët por fatkeqësisht nuk ndryshon keqqeverisja. Erjon Veliaj, nëpërmjet korrupsionit, ka vendosur postin e kryebashkiakut në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave”.