Një operacion anti-drogë është zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Vlorës. Tre persona të identifikuar si Fatbardh Kapllanaj, Engjëllush Kapllanaj dhe Klajdi Kapllanaj janë shpallur në kërkim. Në blutë sqarohet se në vendin e quajtur “Çairet” në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të në banesën e shtetasit Fatbardh Kapllanaj u gjetën dhe u sekuestrua 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Po ashtu në një ambient pranë banesës së tij, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe një sasi prej 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proces tharje. Nga njoftimi i policisë mësohet se në pranga ka rënë kryeplaku i fshatit Kaninë Andon Todi dhe punonjësi i OSHEE-së, Gramos Islamaj, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” si dhe“Shpërdorim i detyrës”.