Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar ka sqaruar se në Spitalin Infektiv, nuk ka mbingarkesë.
Sipas Rakacollit të gjithë pacientët që kanë ardhur së fundmi dhe janë lënë në ambulanca janë lënë për të bërë vlerësimin e gjendjes së tryre dhe jo se ka mbikngarkesë, apo se nuk ka vende.
Sipas Zv. Ministres spitali COVID 4 nuk parashikohet të hapet ende kjo për arsye se ka ende kapacitete të lira.
Rakacolli: Është normale që kur shtohen rastet do të shoqërohet edhe me shtim të rasteve për kujdes spitalor. Është tërësisht e parashikuar.
Në spitalin COVID1 nuk ka asnjë lloj mungesë vëmendje. Ndejtja nuk është për shkak të mungesës së kapaciteteve, por personat shihen, bëhet një lloj vlerësimi i situatës dhe janë të vëzhguar nga mjekë, personel dhe të monitoruar për situatën.
Nuk është ideja se është në ambulancë, është ambulancë me oksigjen dhe monitor dhe të gjithë ata që kanë indikator për tu shtruar janë shtruar.
Ndejtja ka qenë për vlerësim të situatës dhe jo për mbingarkesë.
Për momentin nuk shihet e nevojshme COVID 4. Nëse do të mbushen edhe kapacitetet pra te 3, do kalojmë të 4 dhe më pas në rajone nëse do mbushen të gjitha.