Teksa priten të mbërrijnë shtetasit afganë për t’u strehuar në Shqipëri, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim zhvilloi një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Ambasadorja amerikane në vendin tonë tha se nuk ka një numër konkret të personave që do të vijnë pasi situata po ndryshon me shpejtësi. Në një deklaratë për mediat, ajo vlerësoi Shqipërinë për mikpritjen dhe duke kujtuar dhe ikjet masive të shqiptarëve në vitet 90’.
“Shqipëria dhe shqiptarët janë cilësuar si popull që u japin strehim, duke përkujtuar edhe vitet ‘90 kut ata ikën vetë jashtë kjo është diçka që bota duhet ta dijë dhe të gjithë duhet të jenë mirënjohës ndaj Shqipërisë. Detajet nuk janë vendosur ende, por të ardhme do të koordinohemi ngushtësisht. Nuk kemi një numër të saktë të afganëve që do zbarkojnë këtu se ndryshon nga momenti në moment, por afganët do të vijnë këtu herë pas here në varësi të linajve ajrore të SHBA. Për momentin kemi mijëra afganë të strehuar në SHBA dhe nuk dimë si do bëhet shpërndarja”, tha ambasadorja.