Dy qendra shëndetësore në Libohovë janë mbyllur përkohësisht. Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër ka mbyllur përkohësisht dy qendra shëndetësore në Bashkinë e Libohovës pasi 4 infermiere dhe një recepsioniste kanë rezultuar të prekur me koronavirus.
Ndërsa në Universitetin “Eqrem Çabej” janë kyçur dy zyra të administratës pasi një punonjës rezulton pozitiv me Covid-19.