Big Brother Albania do të rikthehet së shpejti në ekran, kësaj radhe me personazhe të njohur. Gjatë një interviste për “Pushime On Top” javën e kaluar, gazetari Eraldo Rexho konfirmoi se reality show do të nisë transmetimin në tetor.
Gjithashtu Panorama Plus, ka zbuluar edhe 3 nga banorët Vip, që janë moderatorja Hygerta Sako, këngëtarja Valbona Mema dhe ish-fituesi i “Big Brother”, Vesel Kurtishaj.
Të gjithë e parashikonin dhe në të gjitha mediat përflitej se do të ishte, ajo me të cilën jemi mësuar ta shohim këtë program, Arbana Osmani, e cila e ka konfirmuar vetë së fundmi, me një status emocional, se do të jetë sërish prezantuesja e BBV.
“13 vite më parë, kur isha vetëm 25 vjeç, Tani më besoi drejtimin e spektaklit që do të gozhdonte shqiptarët para ekranit për gati një dekadë. Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij “Urime për Big brother” ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, e megjithatë kurrë nuk ma kishte marrë mendja që “Big brother” do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër:) Kur në prill të këtij viti drejtuesit e Top Channel më kërkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse “nuk ka asnje kuptim nëse nuk je ti” gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna. Që atëherë, bashkë me një skuadër fantastike kemi punuar dhe po punojmë çdo ditë për të risjellë në sezonin e ri në ekranin e Top Channel programin që prisni prej 4 vitesh. Me besimin që do te jetë një edicion i paharrueshëm, emocionues, drithërues e dinjitoz, siç e meriton. Shihemi në tetor, me Big Brother Vip”