Nënkampioni i botës, peshëngritësi ynë i njohur, Briken Calja, i cili vetëm për një kg. nuk arriti të merrte medaljen e bronzit më Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”, është prekur nga Covid-19.
Edhe pse sportisti ynë, para nisjes drejt Japonisë për Lojërat Olimpike, ishte vaksinuar me vaksinën ‘Pfizer’, pas kthimit në Shqipëri ai është infektuar me virusin famëkeq të Covid-19, çka e ka detyruar peshëngritësin tone të vetëkarantinohej.
Aktualisht, Briken Calja ndodhet pranë familjes së tij në Shtërmen i izoluar, duke e kaluar sëmundjen me pasoja të lehta edhe për shkak të vasksinimit të tij më herët. Redaksia e ‘Dosja.al’ i uron shërim të shpejtë peshëngritësit të njohur shqiptar.