Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkurë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ’10 korriku’, ndërsa është përfshirë nga flakët kati i dytë i banesës. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.