• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“DW”: Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

19/08/2021
in Botë
0
“DW”: Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

Ministrat e Brendshëm të BE kërkojnë samit të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve nga Afganistani. Fillimisht do të pranohen afganët, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Perëndimit dhe hasin në rrezik akut.

Ministri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në BE u apeloi në ndërgjegje homologëve të tij. „Ne duhet të përcaktojmë kuota për refugjatët afganë, që vijnë në rrugë legale në Europë”, thotë Jean Asselborn. “Shtetet e BE-së duhet të japin një sinjal, që janë të gatshëm të ndihmojnë njerëzit.”

Luksemburgasi e kritikon ashpër qëndrimin e Austrisë: “Eshtë e tmerrshme. Eshtë dëshpëruese. Të tilla shprehje populiste ngjallin frikë.” Problemi duhet zgjidhur bashkarisht dhe njerëzit nga Afganistani nuk mund të refuzohen, apelon Asselborn. Por thirrja e tij duket se nuk përfillet. Vendet e BE-së janë të përçarë dhe veprojnë sipas interesve të tyre. Tani duhet që bllokada të zgjidhet në një samit të jashtëzakonshëm. Aktualisht vendet e BE-së kanë këto pozicione:

Austria


Një refuzim total dhe tone të ashpra kundër pranimit të refugjatëve afganë shpreh aktualisht ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer. Tani ka prioritet të lartë, „të bisedohet me vendet fqinjë të Afganistanit, në mënyrë që të garantohet në rajon mbrojtja dhe ndihma”. BE-ja duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur kuifjtë e saj të jashtëm. Por nuk ka arsye përse tani afganët të vijnë në Austri.

Greqia

As Greqia nuk do të pranojë refugjatë nga Afganistani. Ministri i Migracionit Notis Mitarachi deklaroi, se Greqia nuk do të bëhet sërish „porta e valës së parregullt të refugjatëve drejt Europës.”

Ndërkohë, sipas tij në Greqi janë strehuar 40.000 afganë, gjysma janë me status të njohur dhe pjesa tjetër si azilkërkues. Greqia e konsideron Turqinë si një vend të sigurtë për refugjatët afganë.

Franca

Qeveria franceze përpiqet ndërkohë të zbusë një deklaratë të presidentit Emmanuel Macron të hënën në mbrëmje (16.08), me të cilën ai hasi në shumë kritika. Në një fjalim në televizion ai u shpreh kundër „valëve të parregullta” të refugjatëve nga Afganistani. Zëdhënësi qeveritar Gabriel Attal deklaroi të mërkurën (18.08), se çdo vit disa mijëra afganë janë pranuar në Francë, pasi ata janë larguar prej përndjekjes dhe luftës e kjo gatishmëri për pranim do të vazhdojë. Franca të martën gjatë natës evakuoi 180 afganë nga Kabuli për arsye humanitare.

Duhet një nismë ndërkombëtare për t’u ofruar strehim afganëve që kërkojnë azil.

Zëdhënësi qeveritar nuk u prononcua se deri në sa refugjatë mund të pranojë Franca. Kjo temë është delikate për Macron në sfondin e zgjedhjeve presidenciale në pranverë. Partitë e djathta, veçanërisht partia e Marine Le Pen, prej vitesh nxisin frikërat prej migracionit.

Italia

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ende nuk është prononcuar lidhur me çështjen e refugjatëve nga Afganistani.

Prioriteti i europianëve tani duhe të jetë, pranimi i atyre afganëve dhe familjeve të tyre, që kanë bashkëpunuar me Perëndimin ose janë angazhuar për të drejtat e grave, ka nënvizuar Draghi. Por kreu i qeverisë italiane nuk prononcohet qartazi, pasi koalicioni i tij mbështetet nga partitë populiste ose të djathtët ekstrem. Këtë verë Italia sërish ka pasur fluks të rritur të refugjatëve, që vijnë nga vendet afrikane përmes itinerarit të Mesdheut.

Spanja

Qeveria spanjolle ka shprehur gatishmëri të pranojë afganë, duke u ofruar si një vend për qëndrim të përkohshëm, për ata që kanë bashkëpunuar me Perëndimin dhe duhet të evakuohen për arsye humanitare. Përveç kësaj nuk ka asnjë ofertë tjetër nga Madridi.

Holanda

Në Holandë po diskutohet ndërkohë vetëm për pranimin e refugjatëve, që kanë punuar në kuadër të misionit të NATO-s dhe me organizatat e ndihmës. Këta janë fare pak persona. Fluturimi i parë i Holandës për evakuimin u desh të ndërpritej për shkak të kushteve kaotike në aeroportin e Kabulit.

Skandinavia

Danimarka muajt e fundit e ka ashpërsuar politikën e saj ndaj refugjatëve, aq sa tani planifikon të kthejë edhe refugjatët sirianë të pranuar me status qëndrimi. Pranimi i afganëve konsiderohet si i përjashtuar. Ngjashëm vepron Suedia, ku qeveria e koalicionit nuk ka bazë të sigurtë dhe si rrjedhojë politika liberale ndaj refugjatëve është sakrifikuar nën presionin e partive të djathta.

Gjermania

Në Gjermani qëndrimi është i paqartë. Në fundjavë sipas përllogaritjeve në Berlin lihet të kuptohet, se mund të kemi të bëjmë me një numër prej afro 10.000 afganësh, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Bundeswehr-it, anëtarë të shoqërisë civile ose të organizatave joqeveritare dhe që duhet të pranohen për arsye humanitare. Por fillimisht afganët e larguar nga vendi duhet të transportohen në vendet fqinjë me ndihmën e UNHCR-së. Në një hap të dytë mund të mendohet, nëse ata që janë veçanërisht të prekur do të mund të sillen në mënyrë të rregullt në Europë. Ndërkohë landet e veçanta të federatës kanë shprehur gatishmërinë të pranojnë përkatësisht disa mijëra afganë.

Ndërsa në qershor një kërkesë në parlament e partisë Të Gjelbrit për evakuimin e grupeve të rrezikuara të afganëve, u refuzua nga deputetët. Aktualisht shumë rrugë për largimin nga Afganistani janë bllokuar përmes checkpoint-eve të Talibanëve.

Burimi: DW

Tags: afganistanibashkimi europianpranimi i refugjateve
Previous Post

Rama flet për median italiane: Presim 3 mijë afganë

Next Post

LVV në Shqipëri ndërmerr aksion kundër pjesëmarrjes së Goran Bregoviçit në Festën e Birrës në Korçë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
LVV në Shqipëri ndërmerr aksion kundër pjesëmarrjes së Goran Bregoviçit në Festën e Birrës në Korçë

LVV në Shqipëri ndërmerr aksion kundër pjesëmarrjes së Goran Bregoviçit në Festën e Birrës në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.