Një padi e re për gjigantin e mediave sociale. Komisioni Federal i Tregtisë, një agjenci amerikane që merret me konsumatorët ka paraqitur një peticion të ri prej 80 faqesh kundër Facebook për mbajtje të paligjshme të një regjimi monopol në botën e teknologjisë.
Gjithçka filloi në Dhjetor 2020, kur Autoriteti Amerikan u bashkua me 48 shtete për të paditur Facebook. Kapitulli i parë i çështjes u dorëzua në qershor të këtij viti, por një gjykatës federal e refuzoi padinë.
Sipas gjyqtarit, padia nuk përcaktonte saktë tregun në të cilin Facebook po mbante monopol.
Tani ka një ankesa të re që u referohet blerjeve të Instagram dhe WhatsApp në 2012 dhe 2014 me anë të të cilave Facebook mori një pozicion të monopolit në treg.
Akuza thotë se blerja e tyre u realizua me anë të një skemë të paligjshme “prano blerjen ose groposu”. Në padi thuhet se janë marrë të dhëna dhe dëshmi shtesë për të mbështetur pretendimet.
Tani Mark Zuckerberg ka kohë deri në 4 tetor për t’u përgjigjur.
Nga ana e tij, Facebook ka paraqitur një peticion duke kërkuar një gjykatës tjetër për shkak se Lina Khan ka bërë deklarata kritike në të kaluarën ndaj industrisë së teknologjisë.