Princi Harry ka deklaruar së fundmi se do të dhurojë të ardhurat nga libri i tij biografik që pritet të publikohet.
Harry u shpreh se do i dhurojënë bamirësinë Sentebale që ai ka themeluar, për të ndihmuar fëmijët në nevojë dhe që vuajnë nga probleme shëndetsore në Afrikën Jugore.“Misioni ynë në Sentebale ka të bëjë me adresimin e nevojave më të menjëhershme të fëmijëve të prekshëm nga sëmundjet në Afrikën Jugore, duke i ndihmuar ata të kenë shërbime jetësore shëndetësore, të marrin kujdesin e nevojshëm,” u shpreh Harry “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për dashamirësit tanë në Aspen, dhe shumë sponsorë të tjerë.Kupa Polo Sentebale është shumë e rëndësishme për sigurimin e fondeve të nevojshme për të çuar përpara këtë mision të rëndësishëm dhe jam i emocionuar që jam në gjendje të mbështes Sentebale, personalisht dhe financiarisht përmes një donacioni të veçantë bamirësie për të përmbushur këtë nevojë të menjëhershme”, deklaroi princi.