SPANJË – Një gomone u fundos në thellësi të Oqeanit Atlantik, duke shkaktuar një tragjedi me 52 të mbytur dhe vetëm një të mbijetuar pasi nuk arriti të dilte në brigjet e ishujve Kanarie.
Një grua, që është e vetmja e mbijetuar deri më tani, i tha Shërbimit Spanjoll të Shpëtimit Detar se varka ishte nisur nga Afrika një javë më parë me 53 emigrantë.
35 burra, 16 gra dhe një fëmijë mendohet të jetë numri i viktimave të mbytura, por asnjë trup tjetër nuk është gjetur ende.
Këtë vit më shumë se 7,500 emigrantë kanë tentuar të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm për të mbërritur në Ishujt Kanarie, dy herë më shumë se në vitin 2020.
Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin raportoi se të paktën 250 emigrantë vdiqën në rrugën drejt arkipelagut spanjoll në gjashtë muajt e parë të 2021.