I afërmi i Xhuljano Bullarit ka zbuluar se mjeti në të cilin ishte 25-vjeçari, është në pronësi të gruas së dajës të të ndjerit. Për ‘Faxnews’ ai është shprehur se familja nuk e dinte se ku ndodhej i riu. Ndërsa për sa i përket lajmit të vdekjes së Bullarit, i afërmi tha se morën një telefonatë nga policia për të bërë identifikimin e trupit.
“Nuk kishte asnjë konflikt me askënd. Makina brenda të cilës u gjet është e nuses dajës së tij. Familja nuk ka pasur dijeni për vendndodhjen. Ka marrë një telefonatë nga policia për të bërë identifikimin e një personi që ishte qëlluar në Vlorë“.