Grupimi “Tifozët Kuq e Zi” kanë reaguar me një mesazh në Facebook pas hedhjes së gazit lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë.
Në një postim online “TKZ” ka shkruar “Ky nuk është një mesazh Facebooku. Përjetësisht me ty Shqipëri” duke iu përgjigjur bashkisë së Korçës që pak ditë më parë tha se “patriotët e sotëm bëjnë vetëm statuse në Facebook”.
Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona.