Koronaviorusi i ka marrë jetën një vajze të re me origjinë nga Tropoja, por me banim në Gjakovë.
Bëhet fjalë për 20-vjeçaren Suela Pepaj, e cila nuk arriti dot të luftonte virusin.
“Covidi ja merr jeten vajzes 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë, ngushllime familjes dhe te gjithe farefisit.
U prehsh ne paqe Suela Gusterani Pepaj.
Varrimi behet neser ne ora 16:00 ne fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë”, thuhet në njoftimin e “Gjakova Sot”.
Kujtojmë që në Shqipëri, por edhe në Kosova kohët e fundit janë rritur shifrat e të infektuarve. Kjo për faktin edhe të përhajes së variantit “Delta”. Autoritetet shëndetësore në të dyja vendet bëjnë apel për t’u vaksinuar, me qëllim ruajtjen nga Covid-19.