Armeni- Prej më shumë se një muaj luftë e gjakderdhje, Armenia ka nënshkruar një marrëveshje me udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak mbi rajonin Nagorno-Karabakh mëngjesin e së martës.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan dha lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Kjo nuk është fitore por nuk është humbje derisa ta konsiderosh veten të mundur. Ne kurrë nuk do ta konsiderojmë veten të mundur dhe kjo duhet të bëhet fillimi i një epoke të re të unitetit tonë kombëtar dhe të rilindjes.”
Mediat e huaja raportojnë se deklerata erdhi pas gjashtë javë luftimesh të ashpra dhe përparimeve nga forcat e Azerbajxhanit.