Tiranë- Ish- kryeministri, Sali Berisha ka folur rreth kandidaturës së tij në zgjedhjet e 25 prillit.
Në lidhje ‘Skype’ në emisionin ‘Quo Vadis’, Berisha rrëfeu se do të marrë pjesë në këto zgjedhje, por nuk zbuloi asnjë detaj tjetër se ku do të hedh kandidaturën.
“E kam vendosur se ku do kandidoj, është ‘top secret’. Do ketë një moment tjetër për ta bërë publik. I kam të programuara, një herë marr vendimin pastaj shpall vendimin. PD u mor me procesin e kandidaturave, kurse PS s’po bën gjë tjetër vetëm po përhap COVID me takime kovidogjene dhe po e ndihmon përhapjen. Unë kam me dokumente një seri zyratësh të PS kanë shkuar në takime pozitivë me COVID, kjo është e vërtetë, dhe jo një disa raste. Ata tani nuk dinë ç’bëjnë,”-u shpreh ish- kryeministri.