Situata nga zjarret në majën e Rrunës në qarkun e Kukësit, ku po punohet me helikopterin holandez dhe 30 trupa te Forcave te Armatosura vijon të jetë problematike. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes më problematike situata paraqitet në Majën e Zezë. Një tjetër vatër zjarri që është përhapur gjatë mbrëmjes së djeshme është edhe në Qarkun e Dibrës, ku po punon helikopteri holandez, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjësit e shërbimit pyjor, ndërsa zjarri nuk paraqet rrezik për banesa.
Vatra të tjera zjarri paraqiten edhe në Tiranë dhe Lezhë, po nuk kanë rrezik për banesat.