Një vatër zjarri është ndezur mëngjesin e sotëm në Karaburun në afërsi të Kishës së Marmiroit. Forcat e zjarrfikëseve ndodhen në terren për shuarjen e zjarrit por dhe të ndalojnë të mos përparojë më tej, duke marrë përmasa.
Kujtojmë që gadishulli i Karaburunit ishte nën pushtetin e flakëve, për më shumë se dy javë, në fillim të gushtit. Në terren u mobilizuan, qindra trupa të Forcave të Armatosura e forcave zjarrfikëse, specialistë të zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile si dhe helikopterët çek e holande.
Zjarri rrezikoi dhe Parkun Kombëtar të Llogorasë, ndërkohë që u shkrumbuan qindra hektarë pyje.