21-vjeçari Redon Leka, që u arrestua si i dyshuari i hedhjes së kapsollave në natën finale ku performoi Goran Bregoviç, është lënë në burg nga Gjykata. Në natën e pestë dhe finale të Festës së Birrës në Korçë kur performoi këngëtari sebo-kroat, Goran Bregoviç, 21-vjeçari arriti të kalojë kontrollet e policisë dhe të hedhë gazi lotsjellës mes njerëzve.
Gaz u hodh në tre drejtime të ndryshme në shesh, duke shkaktuar lënduar lehtë disa persona. Megjithatë, koncerti vazhdoi normalisht, ndërsa Bregoviç nuk e ndërpreu performancën në skenë.